English
♻️ The GREENSMES project partners gathered in Albania's capital Tirana for a three-day event
combining strategic planning, practical learning and high-level dialogue on green innovation and
circular economy. The event, hosted at Tirana International Hotel, brought together project
partners, government representatives and leading businesses to advance the green transformation
of SMEs across the Adriatic-Ionian region.
The second day featured inspiring site visits to two successful business demonstrating excellence
in sustainable business practices. Partners visited Mercedes-Benz Tirana, operated by Auto Star
Albania, where they explored cutting-edge electric and hybrid vehicle technology and learned
about the company's commitment to sustainable mobility and workforce development aligned
with European standards. The visit to Maccaferri Balkans showcased innovative geotechnical
solutions and environmental protection technologies, including gabions, geogrids and retaining
systems used in major infrastructure projects, demonstrating how global expertise supports local
resilience and sustainable development.
The Green Business Excellence High Level Event on the final day brought together key
stakeholders to explore Albania's vision for green innovation and circular economy. The
Albanian Development Fund presented their vision on green development, followed by insights
into government strategies for green innovation and circular economy from the Ministry of
Environment. Participants learned about RecycAL's groundbreaking Circular Economy Park and
glass recycling initiatives and discovered practical approaches to reducing carbon emissions in
Albanian cities through compelling case studies presented by the Environmental & Territorial
Management Institute.
This milestone event reinforced the GREENSMES commitment to creating a robust ecosystem
for green business excellence, bringing together policymakers, industry leaders, and innovation
champions to accelerate the sustainable transformation of SMEs across the region.
The GREENSMES project is co-funded by the Interreg IPA ADRION Programme 2021-2027.
Shqip
♻️ Partnerët e projektit GREENSMES u mblodhën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për një aktivitet
treditor që kombinoi planifikimin strategjik, mësimin praktik dhe dialogun e nivelit të lartë mbi inovacionin
e gjelbër dhe ekonominë qarkulluese. Aktiviteti, i zhvilluar në Hotel Tirana International, bëri bashkë partnerë
të projektit, përfaqësues të qeverisë dhe biznese lider, me synimin për të avancuar transformimin e gjelbër të
NVM-ve në rajonin Adriatiko-Jonian.
Dita e dytë u karakterizua nga vizita frymëzuese në terren në dy biznese të suksesshme që demonstrojnë praktika
të shkëlqyera të biznesit të qëndrueshëm. Partnerët vizituan Mercedes-Benz Tirana, e operuar nga Auto Star Albania,
ku u njohën me teknologjitë më të avancuara të automjeteve elektrike dhe hibride, si dhe mësuan mbi angazhimin e
kompanisë për mobilitet të qëndrueshëm dhe zhvillimin e fuqisë punëtore në përputhje me standardet evropiane.
Vizita në Maccaferri Balkans prezantoi zgjidhje inovative gjeoteknike dhe teknologji për mbrojtjen e mjedisit,
përfshirë gabionet, gjeogridat dhe sistemet mbajtëse të përdorura në projekte madhore infrastrukturore, duke
treguar se si ekspertiza globale mbështet qëndrueshmërinë lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Aktiviteti i Nivelit të Lartë për Ekselencën e Biznesit të Gjelbër, i zhvilluar në ditën e fundit, mblodhi aktorë
kyç për të eksploruar vizionin e Shqipërisë për inovacionin e gjelbër dhe ekonominë qarkulluese. Fondi Shqiptar
i Zhvillimit prezantoi vizionin e tij për zhvillimin e gjelbër, i ndjekur nga prezantime mbi strategjitë qeveritare
për inovacionin e gjelbër dhe ekonominë qarkulluese nga Ministria e Mjedisit. Pjesëmarrësit u njohën me Parkun e
Ekonomisë Qarkulluese RecycAL dhe nismat e riciklimit të qelqit, si dhe zbuluan qasje praktike për reduktimin e
emetimeve të karbonit në qytetet shqiptare përmes studimeve konkrete të rasteve të prezantuara nga Instituti i
Menaxhimit të Mjedisit dhe Territorit.
Ky aktivitet i rëndësishëm forcoi angazhimin e GREENSMES për krijimin e një ekosistemi të qëndrueshëm për ekselencën
e biznesit të gjelbër, duke bashkuar politikëbërës, liderë të industrisë dhe promotorë të inovacionit për të përshpejtuar
transformimin e qëndrueshëm të NVM-ve në të gjithë rajonin.
Projekti GREENSMES bashkëfinancohet nga Programi Interreg IPA ADRION 2021–2027.
